Fatmir Limaj tregon pse Albin Kurti është veteran i rrejshëm

Aktuale

Fatmir Limaj tregon pse Albin Kurti është veteran i rrejshëm

Më: 3 maj 2022 Në ora: 22:47
Fatmir Limaj dhe Albin Kurti

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është veteran i rrejshëm i luftës.

Limaj thotë se Kurti nuk i plotëson kriteret për të qenë veteran.

“Jo nuk është veteran lufte ai, është veteran i rrejshëm. Pse ku i kon në luftë ai. Nuk po e them unë, vetë ligji, me kriteret që i plotëson. Ligji nuk ia jep veteran lufte. I ka do kritere, qysh është veterani i luftës: në cvilat vija të frontit ke qenë e kështu me radhë”, tha Limaj.

Tutje tha se kur të ndahen  veteranët, duhet që veterani i rrejshëm të thuhet me emër, ndërsa të respektohet ai i vërteti.

“Veteranin e rrejshëm ndaje bre, thuje me emër, se qatje në vendlindje tem janë do djem që 16 vjet kanë qenë edhe janë veteranë dhe nihen keq në mënyrën se qysh trajtohet angazhimi i tij, ndaje të rrejshim, dënojë abuzuesin. Ndaje të rrejshim, amo kur të folim duhet me qenë me kujdes se  e lëndon dikë, ndërsa jepja respektin atij të vërtetit. Kjo qeveria spo don me bo kurgjo, se kryeministri duhet me nis prej veti. A është ky veteran? Po de, zyrtarisht kemi shumë edhe të rrejshëm po thojnë, por a i plotësojnë kushtet ligjore”, tha Limaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat