Xhabir Hamiti i reagon hoxhës Enis Rama pasi tha se nuk duhet të vizitohen varrezat në Bajram

Aktuale

Xhabir Hamiti i reagon hoxhës Enis Rama pasi tha se nuk duhet të vizitohen varrezat në Bajram

Më: 3 maj 2022 Në ora: 13:06
Xhabir Hamiti

Teologu Xhabir Hamiti ka reaguar pasi kryetari i Bashkësisë Islame në Mitrovicë, Enis Rama tha se është gabim të vizitohen varrezat për Bajram.

Kjo çështje nuk duhet të lidhet me fenë, thotë teologu Hamiti, i cili thekson se për këtë “nuk ka asnjë pengesë fetare”.

“Njerëzit duhet te lihen te lire te veprojne sipas deshires dhe vullnetiti te tyre. Nuk ka asnje pengese fetare qe varrezat te vizitohen apo te mos vizitohen ne Bajram apo jashte Bajramit”, ka shkruar ai.

Hamiti porosit të mos “luhet me ndjenjat e njerëzve”, dhe që prijësit fetarë të mos paraqiten si gardianë të këtyre çështjeve.

“Njeriu qe i viziton varrezat e me te dashurit te tij, qofte edhe ne dite feste, tregon respektin dhe mallengjimin per te ikurit nga kjo bote, dhe kjo nuk ka asnje pengese fetare. Nuk duhet te luhet me ndjenjat e njerezve. Prijesite fetare nuk duhet te paraqiten si gardian te çeshtjeve kaq te ndjeshme siç eshte respekti dhe dashuria qe njerezit shfaqin ndaj familjareve te tyre qe nuk jane me ne mesin tone”, shkroi ai.

Nese dikush jep një këshillë si të hoxhës Enis Rama, Hamiti thotë se “mund te thote se cili mund te jete prioriteti i vizitave ne Bajram, por assesi te mos i gjykoje njerezit pse i vizitojne varrezat ne diten festave fetare, apo edhe ne cdo kohe tjeter”.

Hoxha nga Mitrovica, Enis Rama, mes tjerash foli për këtë traditë që e kanë familjet shqiptare, e që sipas tij është e gabuar.

Nganjëherë njerëzit bëjnë veprime që e prishin atmosferën e gëzimit. Një prej atyre është, unë e di që është traditë te na dhe nuk po di me hy në plagë të askujt, mos te keqkuptohem, por vizita të varrezat për Bajram nuk është e duhura. Një vit ke me i vizitu varrezat, ata pas Bajrami nuk çohen, ata qaty janë”, ka thënë Rama.

Sipas tij, ky veprim bie ndesh me objektivin që e ka Bajrami.

“Unë mendoj se nuk është në përputhje me objektivin e bajramit. Ata nuk presin vizitë nga ne ditën e Bajramit”, ka thënë Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat