Bekteshi: Uniteti i pozitës dhe opozitës në këtë kohë tensionesh duhet të jetë primar për vendin

Aktuale

Bekteshi: Uniteti i pozitës dhe opozitës në këtë kohë tensionesh duhet të jetë primar për vendin

Nga: M.H. Më: 29 prill 2022 Në ora: 18:00
Tensionet Ukrainë - Rusi

Tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës po vazhdojnë dita ditës të bëhen edhe më të rrezikshme.

Rusia nuk po i ndalon sulmet e saja ndaj Ukrainës duke shkatërruar kështu çdo gjë para vetes, përcjell “Bota sot”.

Udhëheqësit botërorë edhe pse po bëjnë thirrje të vazhdushme të ndalohen kjo luftë, e njejta nuk po ka sukses.

Ndërsa mundësia që të eskaloj situata padyshim që ka arritur të diskutohet edhe në vendin tonë.

Në lidhje me këtë temë në një bashkëbisedim me “Bota sot”, ka folur analisti nga Amerika, Ramazan Bekteshi.

Ai u shpreh se  vendi ynë më shumë është në rrezik nga armiqtë e brendshëm se Serbisë dhe se për këtë arsyje duhet unitet nga partitë politike.

Shanset janë që ajo mos të përhapet për shkak të unitetit evropian dhe botëror. Dhe kësaj radhe dy shtete u dalluan për vendosmëri, dhe ato janë Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA, ata janë duke e udhëheq në këtë proces dhe duke e mbajtur barrën më të rëndë, Gjermania na befasoi në fillim për një hezitim të pakuptimtë por në ndërkohe u zgjua dhe mori një pjese të barrës mbi supe derisa Franca me pabesi vazhdon të sillet në mes aleatëve dhe Rusisë. Serioziteti me sanksione shtesë dhe të vazhdueshme mund ta gjunjëzoj Rusinë po ashtu. Se a mund të destabilizohet edhe vendi ynë për shkak të luftës në Ukraine, unë personalisht më shumë u trembem armiqve të" brendshëm se Serbisë, dhe derisa të veprojnë ata të bashkuar apo të bëjnë punën e hasmit, Kosova do të jetë në rrezik, prandaj për hirë të vendit u bëjë apel partive politike, prej toke e deri në qiell për unitet”, u shpreh Bekteshi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat