Pensionet infektologu Salih Ahmeti

Aktuale

Pensionet infektologu Salih Ahmeti

Më: 29 prill 2022 Në ora: 16:20
Salih Ahmeti

Infektologu i njohur Salih Ahmeti është pensionuar.

Ai ka festuar ditëlindjen e 65-të, bashkë me kolegët e tij të Klinikës Infektive.

Këta të fundit me rastin e pensionimit të Ahmetit kanë organizuar një iftar, fotografi prej të cilit janë publikuar nga kolegu i tij, Fitim Havolli.

“Ne s’bashku si kolegë/e të Klinikës Infketive i urojmë ditëlindjen e 65-të Profesorit të nderuar dr.Salih Ahmetit. Profesorit i dëshirojmë shëndet dhe gjitha të mirat pranë familjës të ketë jetë të gjatë e të lumtur”.

“Ne i themi faleminderit për gjitha mësimet profesionale e morale  që na i dhurove për gjatë gjithë këtyre viteve në punë e përkushtim ndaj kolegëve dhe gjithë pacientëve. Urime Prof.dr.Salih Ahmeti”, ka shkruar Havolli në llogarinë e tij në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat