​Haziri: LDK angazhohet për bashkëpunim rajonal dhe ndërtim të raporteve politike

Aktuale

​Haziri: LDK angazhohet për bashkëpunim rajonal dhe ndërtim të raporteve politike

Më: 29 prill 2022 Në ora: 16:00
Lutfi Haziri

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Lutfi Haziri tregoi se në panelin e dytë të konventës së sotme të kësaj partie kanë biseduar për bashkëpunimin rajonal dhe angazhimin e LDK-së për ndërtimin e raporteve politike me të gjitha shtetet.

Haziri: Diskutuam bashkëpunimin rajonal dhe angazhimin e LDK-së për ndërtim të raporteve politike

“Në panelin e dytë në të cilën kemi trajtuar bashkëpunimin rajonal dhe angazhimin e LDK-së për ndërtimin e raporteve politike me të gjitha shtetet, me të gjitha institucionet, dhe të gjitha grupet politike duke e përkujtuar këtë rol që në të kaluarën e kemi pasur në kryqëzimin që marrëdhëniet politike shtetërore kalojnë përmes marrëdhënieve kombëtare apo zgjidhjes së problemit të shqiptarëve në rajon….

Sot fatmirësisht pas shumë angazhimeve, përpjekjeve vlen të theksohet se avancimi i këtyre të drejtave politike dhe civile kanë mbërri në nivelin e tre kryeministrave shqiptarë. Ndërsa bashkëpunimi ynë do të vazhdojë të thellohet përkundër takimeve që kemi pasur me tri shtete, me kryeministra dhe presidentë dhe opozitën, për të vazhduar edhe me takime të tjera në fazën tjetër”, theksoi ai.

Sipas tij mërgata për LDK nuk është pjesë e politikës së jashtme por është pjesë e angazhimeve dhe lidhshmërisë së komunitetit shqiptar kudo në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat