Sveçla paralajmëron ligj për pensionimin e parakohshëm të policëve

Aktuale

Sveçla paralajmëron ligj për pensionimin e parakohshëm të policëve

Më: 29 prill 2022 Në ora: 11:22
Komisioni i Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka paralajmëruar se shumë shpejt do të bëhet ligji për pensionimin e parakohshëm të zyrtarëve policor.

Në pyetjen e deputetit të VV-së Enver Dugolli se kur parashihet të ndodhë kjo, pasi që Kosova ka policinë më të vjetër në rajon, Sveçla ka deklaruar se kjo është nevojë e patejkalueshme për Policinë e Kosovës.

“Që kjo të ndodhë, duhet rregulluar skema pensionale që bie në domenin e Ministrisë së Financave dhe ka ngarkesë buxhetore. Por ne jemi në vazhdimësi duke bërë negociata me MF-në dhe zyrën e kryeministrit që kjo të ndodhë sa më shpejt”, ka deklaruar Sveçla.

Ai ka thënë se pensionimi i parakohshëm i policëve është kërkesë e policisë dhe sindikatës së tyre dhe beson që është nevojë praktike.

“Unë shpresoj që brenda vitit do të gjendet rruga. Sipas planit që kjo të ndodhë duhet tri vjet kohë, por pasi ka pajtueshmëri unë jam optimist që kjo do të ndodhë”, ka deklaruar Sveçla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat