Aprovohet lista e shitjes së aseteve në likuidim SHAL 56 për vendosje në tender publik

Aktuale

Aprovohet lista e shitjes së aseteve në likuidim SHAL 56 për vendosje në tender publik

Më: 28 prill 2022 Në ora: 16:58
Ilustrim

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit sot aprovoi listën e shitjes së aseteve në likuidim SHAL 56 për vendosje në tender publik.

Në njoftimin për media thuhet se është aprovuar edhe propozimi për qiradhënie direkte të hapësirës së lirë të Ndërmarrjes Shoqërore Mekanizimi për projektin Manifesta 14 të përkrahur nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve.

Në lidhje me ndërmarrjen Agrokosova, Bordi udhëzoi menaxhmentin që të ndërmerren veprimet e nevojshme për të mundësuar aplikimin e ndërmarrjes në programimin e përkrahjes nga Ministria e Bujqësisë për sektorin e vreshtarisë dhe verëtarisë.

Bordi më tutje shqyrtoi raportin për mundësitë e zhvendosjes së zyrave rajonale dhe objekteve të arkivave nga objektet private në objektet e NSH-ve dhe koncept- dokumentit për klasifikimin dhe arkivimin digjital të dokumentacionit të ndërmarrjeve shoqërore.

Bordi udhëzoi menaxhmentin në formimin e grupeve të punës rreth klasifikimit dhe arkivimit digjital të mbi 590 ndërmarrjeve shoqërore.

Po ashtu u aprovuan raportet e shpërndarjes për kreditorët Industrial Batteries Factory "Trepça", Pejë, PEJ060, Montazhi i Kosovës, Prishtinë, PRN039, Eximkos, Prishtinë, PRN092; dhe Plastika, Prishtinë, PRN026.

Bordi shqyrtoi dhe aprovoi propozimin e AL-së për heqje dorë nga disa parcela për çështje të interesit publik, si dhe aprovoi rregulloren për përcaktimin e kufijve të parcelave të ndërmarrjeve shoqërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat