Ministri Latifi: S’kemi kohë për të dështuar

Aktuale

Ministri Latifi: S’kemi kohë për të dështuar

Më: 28 prill 2022 Në ora: 15:42
Rifat Latifi

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka thënë se nuk “kemi kohë për të dështuar” dhe se “shtatë shtyllat për transformimin e sistemit shëndetësor mund të zhvillohen brenda tre deri në pesë vjet me angazhim të plotë”.

Këtë deklaratë Latifi e ka bërë në tryezën e mbajtur me lidershipin shëndetësor të mbajtur sot me temën “Transformimi i shëndetësisë kosovare – rruga deri te caku”,

Në këtë takim morën pjesë kreun i ShSKUK-së Valbon Krasniqin, i gjithë bordi i këtij institucioni dhe drejtuesit e klinikave të QKUK-së dhe atyre të spitaleve rajonale, përfshirë Oda-t dhe zyrtarë të tjerë shëndetësorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat