Ministri Latifi mbledh lidershipin për politikat e transformimit shëndetësor

Aktuale

Ministri Latifi mbledh lidershipin për politikat e transformimit shëndetësor

Më: 28 prill 2022 Në ora: 10:04
Rifat Latifi

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, sot në orën 10:00 do të mbledhë lidershipin shëndetësor për t’i informuar me politikat e tij drejt transformimit të sistemit shëndetësor – “Transformimi i shëndetësisë kosovare – rruga deri te caku”.

Gazetarja e Klan Kosovës, Arbreshë Uka merr vesh se ky lidership përfshin kreun e ShSKUK-së Valbon Krasniqin, poashtu të gjithë bordin e këtij institucioni dhe të gjithë drejtuesit e klinikave të QKUK-së dhe atyre të spitaleve rajonale.

Pjesë e këtij takimi janë edhe Odat dhe zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Shëndetësisë.

Në këtë diskutim i cili nis në orën 10:00 parashihet të diskutohet për studimet e fizibilitetit dhe infrastrukturat spitalore në sytë e studimeve evropiane. Mes tjerash lista e pritjes dhe trajtimi jashtë institucioneve shëndetësore publike është pikë tjetër e këtij takimi.

Kjo mbledhje do të përmbyllet nga vet ministri Latifi me temën “Rruga drejt transformimit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat