Ministri Peci publikon një prej mesazheve që mori nga fermerët

Aktuale

Ministri Peci publikon një prej mesazheve që mori nga fermerët

Më: 27 prill 2022 Në ora: 22:28
Faton Peci

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka bërë të ditur se ka marrë qindra mesazhe falënderuese nga fermerët pas hapjes së thirrjes për aplikim në subvencionet e bujqësisë.

“Ministër, të jam mirënjohës shumë për aplikimin e subvencioneve, të lumtë. Zoti të shpërbleftë për lehtësimin që na ke bërë”, është një nga mesazhet që Peci ka marrë nga fermerët.

Peci, në një postim në Facebook tha se ky është vlerësimi real i fermerëve që punojnë dhe jetojnë me djersën e ballit.

“Në emër të tyre nuk ka nevoj askush të kokorizet. Faleminderit, punë të mbarë e vit të begat!”, shkroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat