Osmani publikon fotot nga Washingtoni: Albright njohu dhimbjen e popullit tonë

Aktuale

Osmani publikon fotot nga Washingtoni: Albright njohu dhimbjen e popullit tonë

Nga: P.R Më: 27 prill 2022 Në ora: 20:48
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti kanë marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të ish sekretares amerikane, Madeleine Albright.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të ish sekretares amerikane, Madeleine Albright.

E përmes një postimi në facebook, Osmani ka shkruar se Kosova do të jetë gjithmonë falënderuese ndaj sekretares Albright.

“Sot, në Washington D.C., i dhamë lamtumirën e fundit mikes së madhe të Kosovës, gardianes së lirisë e demokracisë dhe zërit të fuqishëm të popullit tonë, Madeleine Albright. Jemi përgjithmonë falënderues për kontributin e jashtëzakonshëm të sekretares Albright për t’i dhënë fund gjenocidit serb në Kosovë, si dhe mbështetjes së saj të vazhdueshme për Kosovën e lirë, të pavarur, të zhvilluar e me vendin e merituar në arenën ndërkombëtare”, ka shkruar Osmani.

“Sekretarja Albright e njohu dhimbjen e popullit tonë, e ne do ta vazhdojmë përpjekjen e saj, për ta avancuar dhe për ta mbrojtur demokracinë! Miqësinë me Amerikën e kemi të përjetshme, siç do ta kemi kujtimin për Sekretaren Albright!”, shkruan presidentja Vjosa Osmani, përcjellë “Bota sot”.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat