Ramabaja tregon pse e mbrojti ambasadorin Martin Berishaj

Aktuale

Ramabaja tregon pse e mbrojti ambasadorin Martin Berishaj

Më: 25 prill 2022 Në ora: 22:24
Sadri Ramabaja

Sadri Ramabaja në emisionin Pressing në T7, ka treguar se pse ai ishte ndër të vetmit që mori në mbrojtje ambasadorin e Kosovës në Zagreb, Martin Berishaj, pas dyshimeve se ai është i përfshirë në një skandal të madh financiar.

“Me ta lexuar këtë ‘fake-news’ që u publikua pastaj edhe në portalet tona, duke e njohur personalitetin poliedrik të Martin Berishajt, një mik i imi që njihemi që 20 vjet, prej vitit 1999 saktësisht, kisha parasysh se ai mund të jetë viktimë e një lufte speciale të qaraqeve të veçanta. Prandaj u informova qartësisht, plotësisht”, tha Ramabaja.

“Është e qartë, Martin Berishaj për mua hyn në mesin e diplomatëve më të mirë që ka Republika e Kosovës dhe kombi ynë përgjithësisht. Njëri prej personaliteteve më specifike, prej një familje gjithashtu të njohur të Malësisë e përkushtuar për çështjen kombëtare”, shtoi ai.

“Martin Berishaj është autor i disa librave, mbështetës i fuqishëm i luftës gjatë luftës dhe autor i disa studimeve. Kjo më bënte të mendoja se kemi të bëjmë me një skandal të stisur dhe hulumtimi që kam bërë më ka dërguar te ky konstatim sepse kishim të bënim me një televizion të një oligarku hungarez, shumë i afërt me Orban, mik i Januz Jansha, një luftë politike e pashembullt në Slloveni që përfundoi dje me fitoren e udhëheqësit të Partisë së Lirisë, dhe natyrisht viktimë e luftës së brendshme politike në Slloveni ishte tentuar të bëhej edhe profesor Martini. Objekt qitjeje nuk ishte vetëm ky por qeveria e Republikës së Kosovës”, theksoi Ramabaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat