Edhe Hoti reagon pas fitores së Macron

Aktuale

Edhe Hoti reagon pas fitores së Macron

Më: 24 prill 2022 Në ora: 23:54
Avdullah Hoti dhe Macron

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas rizgjedhjes së Emanuel Macron si presidentin i Francës.

Ai tha se fitorja e tij është tepër e rëndësishme për fuqizimin dhe unifikimin e politikës së jashtme të BE-së karshi agresionit rus.

“Pres me padurim të shoh angazhimin e tij të fuqishëm, siç e ka premtuar, për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE”, ka shkruar Hoti.

“I jam mirënjohës për bashkëpunimin dhe mbështetjen që i ka dhënë Kosovës gjatë qeverisë time, në veçanti për dialogun me fqinjin verior, i cili dialog ishte kornizuar vetëm për marrëveshjen përfundintare për njohje reciproke, e jo për çështje triviale”, u shpreh tutje deputeti i LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat