Tërheqja e 30%-shit nga Trusti, Ganimete Musliu jep lajmin e mirë

Aktuale

Tërheqja e 30%-shit nga Trusti, Ganimete Musliu jep lajmin e mirë

Më: 22 prill 2022 Në ora: 13:04
Ilustrim

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka dhënë një lajm të mirë sa i përket tërheqjes së 30% të kursimeve nga Trusti.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Musliu ka thënë se brenda dhjetë ditësh ose dy javë, ndryshimi i projektligjit për Trustin Pensional të Kosovës do të shqyrtohet në Kuvend.

“Brenda dhjetë dite ose dy javë projektligji për Trustin vjen në seancë ku aty do të ketë lexim të parë dhe më pas do të vije për votim edhe leximi i dytë”, shkroi ajo.

Musliu tutje ka thënë se PDK po e përmbush detyrën që ua ka dhënë populli në përfaqësim të mendimeve dhe qëndrimeve të tyre e që në këtë rast është kërkesë për tërheqjen e këtyre mjeteve.

Nisma e PDK-së e përkrahur edhe nga LDK-ja dhe AAK-ja  është kundërshtuar nga qeveria.

Në mbledhjen elektronike të zhvilluar të enjten, qeveria ka dal kundër kësaj nisme të partive opozitare.

Edhe ekspertë të ekonomisë vendorë e ndërkombëtarë e kanë kundërshtuar tërheqjen e mjeteve të qytetarëve nga kursimet pensionale.

Të premten edhe Oda Amerikane në Kosovë ka dalë kundër kësaj ideje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat