Osmani: Kërcënimet që vijnë nga Rusia janë të shumta dhe serioze

Aktuale

Osmani: Kërcënimet që vijnë nga Rusia janë të shumta dhe serioze

Më: 22 prill 2022 Në ora: 12:13
Presidentja, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në një konferencë për media pas takimit me presidentin e Letonisë, ka thënë se ka shprehur dëshirën për të bashkëpunuar në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes dhe në fusha të tjera.

Vizita e tij po ndodhë kur kontinenti po ballafaqohet me një realitet të trashtë dhe Ukrainë po ballafaqohet me luftë nga Rusia. Kjo vizitë po ndodhë në një kohë vendimtare të sigurisë globale”, ka thënë ajo.

Kërcënimet që vijnë nga Rusia janë të shumta dhe serioze dhe janë urgjenca më reale me të cilat ballafaqohet jo vetëm Kosova por edhe vende të tjera. Do të vazhdojmë ta ngremë zërin tonë që Rusia dhe satelitet e saj vazhdojnë ti paraqesin”, ka shtuar Osmani.

Sipas saj duke qenë që shteti i Letonisë është vend kryq në NATO, ajo ka kërkuar nga ai që të ndihmojë që edhe Kosova të jetë pjesë e saj.

Dy vendet tona ndajnë të kaluar të dhimbshme por nëse qëndrojmë të bashkuar jam e bindur në suksesin tonë dhe si të tillë do të gëzojmë ardhme më të mirë brenda Bashkimit Evropian.

Në Kosovë nuk keni vetëm një aleat të besueshëm por keni në vend mik të vërtetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat