Kurti sot pret në takim Presidentin e Letonisë

Aktuale

Kurti sot pret në takim Presidentin e Letonisë

Më: 22 prill 2022 Në ora: 10:26
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti sot gjatë ditës pritet të pres në një takim Presidentin e Letonisë, Eglis Levits.

Ky takim pritet të nis në ora 12:15. Pos Albin Kurtit, Presidenti i Letonisë sot gjatë ditës pritet të takohet edhe me kryetarin e kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcën.

Ai pak minuta më parë në një ceremoni shtetërore është pritur nga Presidentja e Vendit, Vjosa Osmani.

Pas takimit me Vjosën, të dy presidentët pritet të dalin në një konferencë për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat