Ambasadori Hovenier mirëpret senatorët amerikan: Janë avokatë të vjetër për pavarësinë e Kosovës

Aktuale

Ambasadori Hovenier mirëpret senatorët amerikan: Janë avokatë të vjetër për pavarësinë e Kosovës

Nga: M.L. Më: 21 prill 2022 Në ora: 11:23
Delegacioni i senatorëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Jeanne Shaheen, Chris Murphy dhe Thom Tillis mirëpriten nga Ambasadori Hovenier

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovës, Jeffrey Hovenier ka njoftuar se tashmë në Kosovë ka arritur delegacioni i senatorëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Jeanne Shaheen, Chris Murphy dhe Thom Tillis.

Në një postim në Facebook të publikuar në faqen e Ambasadës Amerikane, ambasadori Hovenier ka thënë se këta senatorë janë avokatë të vjetër për pavarësinë, sovranitetin dhe integrimin euroatlantik të Kosovës.

Ambasadori Hovenier: Jam i kënaqur të mirëpres sot në Kosovë senatorët Shaheen, Murphy dhe Tillis, të gjithë avokatë të vjetër për pavarësinë, sovranitetin dhe integrimin euroatlantik të Kosovës.

Prisnin me padurimi të shohin angazhimet thelbësore të liderëve në mikpritjen shtetërore që ua bënë afganëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat