Luljeta Aliu me akuza ndaj Prokurorisë: Edhe nëse më vrasin, policinë e kanë korruptu moti...

Aktuale

Luljeta Aliu me akuza ndaj Prokurorisë: Edhe nëse më vrasin, policinë e kanë korruptu moti...

Nga: A.ZH Më: 17 prill 2022 Në ora: 15:39
Luljeta Aliu

Analistja politike Luljeta Aliu, ka treguar maltretimet e saj nëpër prokurori që nga viti 2019, për shkak të një kallëzimi penal për mashtrim dhe deklarim të rremë kundër ish-bashkëshortit tim, i cili pronat e përbashkëta të çiftit, i kishte regjistruar në emër të babait të tij.

Aliu, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se sistemi prokurorial në Kosovë bashkëpunon me kriminelët për t’i lënë ata të lirë dhe qytetarët nuk kanë as mundësi ankimimi, përcjell Bota sot.

Ajo ka treguar se lënda e saj rrezikon të mbyllet për shkak të mos punës së prokurorisë. Sipas Aliut, edhe nëse ajo vritet në shtëpinë e saj, policia e korruptuar do të zhdukë dosjen e dhunës në familje dhe do të duket sikur vrasjen e ka kryer ndonjë hajn.

Reagimi i saj i plotë:

Në vitin 2019 kam bërë kallëzim penal për mashtrim dhe deklarim të rremë kundër ish-bashkëshortit tim për shkak se tokën dhe shtëpinë që i kemi ndërtuar gjatë martesës nuk i kishte regjistruar në emër tonin, por në emër të babait të tij. Poashtu për tjetërsim të pasurisë gjatë procedurave gjyqësore të shkurorëzimit. Kam dërguar urgjenca në prokurori dhe askush nuk më është përgjigjur. Në janar 2022 i jam drejtuar kryeprokurorisë me kërkesë për informim. Kam marrë përgjigjen se nuk po e gjejnë lëndën time. Më është dashur ta dërgoj dëshminë e dorëzimit të kallëzimit penal. Nga prokuroria më është thënë se do t'ia ndajnë lëndën një prokurori tjetër me urgjencë, sepse prokurorja Ferdane Sylejmani e ka lënë lëndën time dy vjet pa ndërmarrë asnjë veprim. Prokuroria më kanë informuar se prokurorja do të ndëshkohet me trajnim të detyrueshëm. Lënda ime rrezikon të mbyllet për shkak të mospunës së prokurorisë.

Pra, ky sistem lëre që nuk e kryen punën mirë, por nuk e kryen fare detyrën e tij, e mbi të gjitha ta humbë të drejtën tënde duke i lënë qëllimisht kërkesat të vjetërsohen. Qytetari në këtë rast nuk mund të bëjë asgjë, sepse sistemi bashkëpunon me kriminelat për t'i lënë të lirë ata. Nuk ke as mundësi ankimimi. Kriminelët lirohen, prokurorët pasurohen, askush nuk dënohet e as që duhet të japë dorëheqje! Qytetarit i merret e gjitha, edhe prona edhe e drejta për të kërkuar drejtësi. Çudi që ende nuk e kanë marrë guximin me me vra në shtëpi time! Edhe nëse më vrasin, policinë e kanë korruptu moti kohë, sikur që e kanë zhdukë dosjen e dhunës në familje ashtu e rregullojnë edhe këtë ngjarje të duket se ndonjë hajn e ka bërë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat