Policia sulmohet sërish në veri, këto janë mjetet që u përdorën

Aktuale

Policia sulmohet sërish në veri, këto janë mjetet që u përdorën

Më: 16 prill 2022 Në ora: 09:38 Përditësuar në ora: 09:52 më 16.04.2022
Pamje nga vendi i ngjarjes

Vetura e policisë sulmohet me mjete shpërthyese, dyshohet të jenë mjete piroteknike

Policia e Kosovës e ka konfirmuar që është sulmuar edhe sot.

Policia njofton se kanë ndodhur dy shpërthime, shkruan "Bota sot".

Sipas komunikatës së Policisë, sulmet ka ndodhur rreth orës 03:10, në Sharpej të Jarinjës.

Image

"Sot, më 16.04.2022, rreth orës 03:10, në Sharpej të Jarinjës, kanë ndodhur dy shpërthime (dyshohet nga mjete piroteknike). Shpërthimet kanë ndodhur afër veturës së policisë e cila ishte në një pikë statike ku policia ishte e përqendruar në parandalim të kontrabandës në atë zonë.  

Nga shikimi i vendit të ngjarjes është vërejtur se në xhamin e veturës policore ka mbetur një copë letre (dyshohet mbështjellës i mjeteve piroteknike). Ngjarja ka ndodhur në një pjesë që është afër territorit të Serbisë dhe dyshimi i bazuar është se këto mjete janë hedhur nga territori i Serbisë. Policia ka qenë duke monitoruar një rrugë ilegale të mbyllur kohë më parë dhe e cila përdorej për kontrabandë të mallrave.

Nga ky rast, nuk ka persona të lënduar as dëme materiale. Policia është duke e trajtuar rastin dhe do të vazhdojë aktivitete operative për të parandaluar aktet kriminale trans-kufitare në atë zonë dhe ofrimin e sigurisë për të gjithë", thuhet në njoftimin e Policisë./A.M..

Image

 

(09:36) - Sulmohet sërish Policia Kufitare në veri

Mëngjesin e sotëm është sulmuar sërish Policia Kufitare në veri, por ndryshe nga sulmet e kaluara, kësaj radhe ka ndodhur nga ana e Leposaviqit.

Burimet bëjnë të ditur se dyshohet që sulmi ka ardhur nga vendi i quajtur Mure, që është në territorin e Serbisë.

Sipas informacioneve të para, jozyrtare, policia është sulmuar me eksploziv.

Deri më tani nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky sulm.

Media ka tentuar të flasë me Policinë e Kosovës në lidhje me këtë çështje, por deri në publikimin e këtij artikulli, të njëjtit nuk janë përgjigjur.

Gjatë një konference për media ditën e premte, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, si dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti njoftuan për 4 sulme të ndryshme ndaj zyrtarëve policorë në vetëm tri ditë.

Gjatë ditës së djeshme, Shtetet e Bashkuara dënuan ashpër sulmet ndaj policëve të Kosovës, njëjtë sikurse KFOR-i, të gjithë liderët institucionalë e politikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat