Reagon Avdullah Hoti: Kjo është këmbanë alarmi për Qeverinë

Aktuale

Reagon Avdullah Hoti: Kjo është këmbanë alarmi për Qeverinë

Nga: P.R Më: 15 prill 2022 Në ora: 18:48
Avdullah Hoti

Ish kryeministri i Kosovës, tash deputet i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit është alarm për qeverinë Kurti.

“Raporti i DASH është këmbanë alarmi për Qeverinë! Të gjeturat në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut për vitin 2021, janë tepër shqetësuese. Ky raport është këmbanë alarmi për Qeverinë. Me urgjencë duhet të ndalohen kërcënimet e frikësimet ndaj gazetarëve dhe medieve. Me urgjencë duhet të ndalohen ndërhyrjet politike në gjyqësor”, ka shkruar ndër tjerash Hoti, përcjellë “Bota sot”.

Sipas tij, një qeveri serioze duhet të çoj përpara agjendat euro-atlantike, dhe jo të tentojë kapjen e institucioneve të pavarura.

“Qeveria e Kosovës ka obligim kushtetues të sigurojë ambient ku garantohet liria e shprehjes, ku sundon ligji dhe respektohet kushtetuta, të cilën fatkeqësisht vetë është duke e shkelur pareshtur. Një Qeveri serioze duhet të çoj përpara agjendat euro-atlantike dhe jo të ketë tendencë të vazhdueshme për kapjen totale të institucioneve të pavarura”, shkruan Avdullah Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat