Sulmet ndaj Policisë në veri, vjen reagimi nga Presidenca

Aktuale

Sulmet ndaj Policisë në veri, vjen reagimi nga Presidenca

Më: 15 prill 2022 Në ora: 14:24
Vjosa Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me sulmet e zyrtarëve policorë  të Kosovës në veri të vendit.

Sipas Osmanit këto veprime janë të shoqëruara me tentative dezinformuese.

‘’Këto veprime të shoqëruara me tentativa dezinformuese synojnë të destabilizojnë situatën e sigurisë dhe politike në Kosovë’’ thuhet në reagimin e të parës së shtetit.

Osmani thotë së këto do të dështojnë dhe se shteti i së drejtës do të mbizotërojë.

‘’Ata do të dështojnë, shteti i së drejtës do të mbizotërojë’’ ka shtuar Osmani.

Ditët e fundit, Serbia dhe strukturat e saj kriminale kanë kryer disa sulme kundër Policisë së Kosovës në veri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat