AAK organizon tryezë diskutimi për sigurimet shëndetësore dhe skemat sociale në Kosovë

Aktuale

AAK organizon tryezë diskutimi për sigurimet shëndetësore dhe skemat sociale në Kosovë

Më: 15 prill 2022 Në ora: 13:30
AAK

Grupi Parlamentar i AAK-së, ka organizuar tryezë diskutimi me temën “Sigurimet shëndetësore dhe skemat sociale në Kosovë”, me ç’rast pjesëmarrës ishin edhe Sindikata të ndryshme në vend.

AAK ka kërkuar ide të qarta sa i përket këtyre temave, në mënyrë siç thanë ata, t’i adresojnë në mënyrën e duhur në Qeveri.

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj tha se janë dy probleme të mëdha në ligji për sigurime shëndetësore dhe skemat pensionale.

Si AAK kemi ftuar takim lidhur me dy probleme të mëdha që janë brengë e secilit prej nesh. Përballë jemi me një gjakderdhje të madhe qoftë materiale njerëzorë që po na ndodh në vend që shumë lehtë mund të kenë adresën e problemeve sociale të pazgjidhura në vend që lidhet me sigurime shëndetësore dhe skemat pensionale. Ligji i pagave është brengë e madhe me shportën tonë të përditshme”.

E shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se ne kemi pasur tryezën për ligj të pagave dhe ëhstë siguria e parë.

Ne kemi pasur debate shumë të rënda kur kemi diskutuar ligjin e pagave. Na u kthye ligji në gjykatë dhe shpresojmë të vie shpejt në kuvend. Ideja jonë është ta shtyjmë përpara me shumicën parlamentare. Këto tema do ti adresojmë edhe te Qeveria”, tha Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat