Avdyli tregon se a ka peshë Guxo në koalicionin qeverisës me VV-në

Aktuale

Avdyli tregon se a ka peshë Guxo në koalicionin qeverisës me VV-në

Më: 13 prill 2022 Në ora: 22:00
Haxhi Avdyli

Anëtari i Listës Guxo, Haxhi Avdyli ka treguar se si shkojnë marrëdhëniet mes partnerëve të koalicionit qeverisës. Lista Guxo ka garuar në listën e VV’së në zgjedhjet e fundit dhe për momentin ka 4 deputetë. Po ashtu LG ka edhe ministra si dhe Presidentja Vjosa Osmani ka qenë kryetare e këtij subjekti.

Avdyli ka treguar se a ka peshë Guxo në koalicion dhe a dëgjohet zëri i tyre në çështjet me peshë.

“E vërteta është se ne vijmë nga një rrugë politike dhe dallojmë ideologjikisht. Pra ne thirremi në ato vlerat rugoviane, partneriteti me SHBA-në, integrimi europian i kemi si premabulë tonën si Listë Guxo”, tha ai.  

“Edhe VV nuk dallo shumë në këtë drejtim. Por flas për çështjen e gazit konkretisht dhe mendoj se absolutisht kur flasim për projekte të mëdha ta kemi një analizë të thellë. Gjithmonë në projekte të mëdha duhet ta kemi interesin tonë. Edhe kjo qeveri po mundohet ta bëjë një analizë të thellë të cdo projekti. Në të kaluarën kishte projekte të dështuara ku Kosova ka paguar penalitetie. Sic është rasti për Ksoovën C. Janë bërë disa punë të mëdha që nuk janë vetëm meritë e qeverisë së tanishme. Tash me krizat e fundit edhe në Detin e Zi nuk mund t’i anashkalojmë. Edhe dueht të përmendet se nuk mund të largohemi nga qymyri”, shtoi Avdyli.

Tutje ai tha se Presidentja dhe kryeministri takohen çdo ditë dhe kanë koordinim të madh.

“Presidenca është në koordinim të përjavshëm me zyrtarët amerikanë. Presidentja Osmani ka një interes të shtuar se interesat me SHBA-në janë në interes të saj. Koordinimi me kryeministrin është si asnjëherë më parë. Në të kaluarën kam parë raste kur kryeministri Haradinaj dallonte nga Presidenti Thaci si nata me ditën. Tani kemi unitet dhe koordinim të theksuar ku presidentja dhe kryeministri takohen cdo ditë thuajse”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat