Kritikohet përmbajtja e Projektligjit për Agjencinë e Kosovës për Akreditim

Aktuale

Kritikohet përmbajtja e Projektligjit për Agjencinë e Kosovës për Akreditim

Më: 13 prill 2022 Në ora: 13:01
Foto nga takimi

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport ka mbajtur dëgjim publik lidhur me Projektligjin për Agjencinë e Kosovës për Akreditim.

Ky projektligj u kritikua nga shoqëria civile dhe nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës. Këta të fundit thonë AKK-ja nuk i harton politikat e Arsimit të Lartë, siç ishte prezantuar në këtë Projektligj.

Dashamir Bërxulli Dekan i Fakultetit Filozofik pati kritika mbi nenet e projektligjit për Agjencinë e Kosovës për Akreditim.

Ai tha se AKA duhet patjetër të ketë një Komision të Ankesave, i cili të krijohet në mënyrë më të mirë sepse nuk është krijuar në formën për trajtimin në formë të drejtë.

Ligji i nuk paraqet asgjë të re nga korniza ligjore që është deri kë tani. Sipas këtij ligji nuk ma merr mendja që do bëhet ndonjë ndryshim në arsimin e lartë. E para nuk ka mandat dhe e dyta nuk ka kapacitet. Një moment tjetër i rëndësishëm do të duhej të ishte Komisioni i Ankesave. Në mënyrën si është krijuar projektligji është një reze dere edhe për AKA edhe për KShC-së”.

Një shoqëri si e jona që është në tranzicion dyshimi dhe skepticizmi është prezent, edhe ndaj vendimmarrësve. Nëse bëhen gabime duhet të ketë një komision korrektues. Dhe Komisioni i ankesave nuk është krijuar ashtu siç duhet. Pjesës që ka të bëjë me kontrollin e cilësisë ja vlen me i kushtu vëmendje më shumë”, tha Berxulli.

E Visar Rushiti nga organizata joqeveritare “Demokraci Plus”, tha kanë dërguar komentet e tyre por që nuk kanë marrë përgjigje. Këtë e quajti të çoroditur.

Është procedurë e çoroditen me i dërgu komentet dhe mos me kthye përgjigje. Ideja është qe ligji më së pari është dashtë me i dhënë rëndësi akreditimit sepse akreditimi është tema. Në bazë të modeleve që kam pa të vendeve tjera struktura që ka zgjedh AKA ka qenë edhe në Evropë”, tha ai.

“Ne jemi në rregull me qenë agjenci rregullatore por le ta ndjek ligjin në bazë për rregullim. Departamentet dhe ministritë janë për krijim të politikave. AKA është për zbatim të atyre politikave”, tha Rushiti.

Ai kritikoi edhe nenin për Komisionin e ankesave.

Drejtori i Agjencisë së Akreditimit të Kosovës, Naim Gashi, e kundërshtoi Rushitin, i cili tha se AKK-ja i rregullon politikat e arsimit të lartë.

Agjencia e Akreditimit i rregullon politikat e Arsimit të lartë. Neni 1 thotë se Kosova zbaton standardet Evropiane të cilësisë. Unë e kundërshtoj faktin edhe si anëtar i gripit punues. Atë që e thoni ju zotri Berxulli që më ligj tentohet të merren politikat e arsimit të lartë, nuk shkruan askund që Agjencia harton politikat e Arsimit të Lartë”, tha ai.

Harton rregullat dhe procedurat e akreditimit e riakreditimit. Askund nuk shkruan që harton rregullat dhe politikat të Arsimit të lartë sepse nuk është kompetencë e saj”, tha Gashi.

E kryetari i këtij Komisioni, Ardian Gola, tha se institucioni i Arsimit të lartë e ka të drejtën me kundërshtua produktin formal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat