“Bëri krim kundrejt shqiptarëve”/ Serbia planifikoi vrasjen e tij, Dick Marty befasohet!

Aktuale

“Bëri krim kundrejt shqiptarëve”/ Serbia planifikoi vrasjen e tij, Dick Marty befasohet!

Nga: N. Sh. Më: 11 prill 2022 Në ora: 10:04
Dick Marty

Dick Marty, njeriu që akuzoi udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, se kishin bërë trafikim me organe njerëzish, u kërcënua me vrasje dhe kuptoi që një shtet po përgatiste vrasjen e tij.

Marty thotë se ishte habitur se nuk ishin shqiptarët ata që planifikuan vrasjen e tij, meqë supozohej se ata do kishin një arsye, por në fakt ishin serbët që ia donin vdekjen.

“E habitshme që nuk erdhi nga ata që unë akuzova, por erdhi nga kundërshtarët e tyre”, tha Marty.

Ata donin ta vrisnin, por të krijonin përshtypjen se vrasjen e kanë kryer shqiptarët dhe vrasja do lidhje me kohën kur Hashim Thaçi, njeriun që dikur e kishte përgojuar Marty, ishte arrestuar dhe dërguar në Hagë.

“Me 18 dhjetor, 2020, kam pranuar një telefonatë nga policia që më informonin se isha kërcënuar me vdekje dhe më vendosën menjëherë në mbrojtje të lartë të policisë”.

Pas kësaj deklarate të Martyt ka reaguar analisti politik Leon Duhanaj.

Ai përmes një postimi në facebook pyet se pse qenka befasuar Marty për serbët që kishin planifikuar vrasjen e tij?

Duhanaj shkruan se Marty e di se ndaj shqiptarëve ka bërë krim.

Sipas tij, Marty duhet të ulet para prokurorëve të Gjykatës Speciale.

“Sa kuptimplotë kjo deklaratë!

Pse vallë qenka befasuar për serbët, e nuk do befasohej nga shqiptarët?

Sepse e di mirë se kundrejt shqiptarëve ka bërë krim, për të cilin ka kalkuluar edhe që mund të vritej!

Ky njeri, duhet urgjentisht të ulët para prokurorëve të Gjykatës Speciale!”, shkruan Duhanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat