Nga 20 prilli sindikatat hyjnë në grevë, paralajmërojnë Qeverinë

Aktuale

Nga 20 prilli sindikatat hyjnë në grevë, paralajmërojnë Qeverinë

Më: 8 prill 2022 Në ora: 12:52 Përditësuar në ora: 14:29 më 08.04.2022
Protesta

​Sindikalistët paralajmërojnë greva të përgjithshme

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura te Kosovës (BSPK) kanë protestuar sot para objektit të Qeverisë së Kosovës. Ata kërkuan shtesat prej 100 euro deri në miratimin e Ligjit për Paga, zbatimin e Ligjit për Sigurimet Shëndetësore si dhe ndryshim e Ligjit për Skemat Sociale. Në të kundërtën paralajmëruan ekzekutivin se do të marrin masa më radikale, deri tek greva e përgjithshme.

Pikë takimi i qindra punëtorëve mesditën e së premtes u bë oborri i Bibliotekës Kombëtare, ku u marshua drejt Qeverisë së Kosovës. Në mesin e protestuesve, kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli tha se qeveria duhet të punojë bashkërisht me sindikatat për të gjetur një zgjidhje.

Hykolli: Të gjejmë një zgjidhje bashkërisht me qeverinë

Partnerit tonë social, qeverisë i mbetet barra, po nuk e mori vendimin e duhur për përmbushjen e kërkesave tona, duke mos lënë rrugë tjetër sindikatave por vetëm rrugën e grevës, e cila është padëshiruar për sindikatat. Mjeti i fundit për të shprehur pakënaqësinë sindikale dhe të mbrojtjes së të drejtave dhe dinjitetit të punësuarve të Kosovës. Nga këtu e thërrasim qeverinë që t’i japin arsyes dhe të pranojë dhe marrë seriozisht kërkesat tona, duke na pranuar në dialogun social dhe bashkërisht të gjejmë zgjidhje”, tha ai.

Grevë prej datës 20 prill paralajmëroi udhëheqësi i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj.

Jasharaj: Punëtorët e arsimit nga 20 prilli do të jenë në greva 

“Këta punëtorët e arsimit nga çerdhet deri në universitet nga 20 prilli do t’i shohësh edhe në një veprim tjetër në grevë. Populli le ta di se fajtori i vetëm është kryeministri dhe qeveria e tij. Edhe në të ardhmen do të jemi këtu, edhe të ardhmen do të jemi në shkolla por nuk do të ketë mësim”, theksoi ai.

Ndërsa, kryetari i Sindikatës së re të KEK-ut, Nexhat Llumnica, kritikoi kryeministrin Albin Kurti për mos vendimmarrje.

Lluminca: Ngritja e çmimeve ka ndodhur për fajin tuaj kryeministër

“Ngritja e pagave për të gjithë të punësuarit në Kosovë sepse ngritja e çmimeve ka ndodhur për mos punën tuaj kryeministër, për mos punën e kabinetit tuaj, parlamentit të Kosovës. Hidhni sytë nga punëtori, pasi nëse nuk orientoheni nga punëtorët, atëherë nuk do të jeni në parlament”, theksoi Lluminca.

Këto kërkesa, kryetari i sindikatës së pavarur të administratës Ali Gashi, tha se duhet të merren parasysh.

Gashi: Kryeministër hapi dyert dhe dëgjo zërin

“Kryeministër hapi dyert, dëgjo zërin, kërkesat e punëtorëve dhe priti sindikatat, pasi ne nuk jemi armiq, por partnerë”, deklaroi ai.

Qeveria e Kosovës nuk miratoi Projektligjin për paga, ani pse kishte paralajmëruar se i njëjti do të dërgohej në Kuvend deri në fund të muajit mars.

Nga 20 prilli sindikatat hyjnë në grevë, Hykolli: Nuk do të tërhiqemi nga kërkesat tona të përbashkëta

Rreth 1500 protestues janë mbledhur para objektit të Qeverisë, që të realizohen kërkesat e tyre. Si kërkesë e sindikalistëve është rritja e pagave, zbatimi i Ligjit për sigurimin shëndetësor, si dhe ndryshim-plotësimi i Ligjit për skemat pensionale.

Kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli, tha se nuk do të tërhiqen nga kërkesat tona të përbashkëta.

“Ju shoh juve që në vazhdimësi derdhni djersën e vetëm e vetëm për ta quar vendin drejt prosperitetit dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomiko social. Ju shoh juve që keni derdhur dhe derdhni djersën dhe keni bërë mund për të arsimuar njeriun e kësaj kohe. Ju na sollët deri te kjo protestë. Në Kosovën tonë të lirë a duhet e them jo dhe besoj fort se edhe ju pajtoheni”, tha ai.

“Nuk mund të durojmë shpërfilljen dhe mos pranimin e dialogut social dhe mos respektimin e profesionalizmit tonë. Çmimet kanë kapur majat e pagat dhe rrijnë aty dhe kjo vetëm për punëtorët se të tjerët nuk e kanë keq. dhe falë djersës së punëtorëve”, tha ai.

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj tha se nga data 20 prill në rast të mos përmbushjes së kërkesave të tyre do shkohet në grevë.

“Kjo heshtje, ky nënçmim i kërkesave legjitime të punëtorëve bëri që sot të jemi këta këtu. Por këtu janë vetëm punëtorët sindikal. E në të ardhmen do të jetë edhe anëtarësia. Qeveri qe edhe sot po ik e nuk po shikon as në dritare unë si kryetar i SBAShK-ut po të tregojë se arsimtarët janë dinjitoz dhe kanë qëndruar edhe në vite të okupimit duke mbajtur gjallë shpresën për republikën e Kosovës”, tha ai.

“Nga 20 prilli do i shohësh edhe në një veprim tjetër do t’i shohësh në grevë. Populli le ta di se fajtori i vetëm është kryeministri Kurti dhe Qeveria e tij”, tha Jashari.

Sindikalistët paralajmërojnë: Masa radikale nëse nuk miratohen kërkesat tona

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura te Kosovës (BSPK) ka kërkuar rritjen e pagave, zbatimin e Ligjit për Sigurimin Shëndetësor, si dhe ndryshim-plotësimin e Ligjit për Skemat Pensionale.

Në protestën para objektit të neverisë u paralajmërua ekzekutivi për masa më radikale.

Kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli tha se nuk do të vazhdojnë të durojnë qeverinë pa zbatuar kërkesat e tyre.

Ndërsa, udhëheqësi i SBAShK-ut, Rrahman Jashari tha se prej datës 20 prill do të jenë në grevë nëse kërkesat e tyre hasin në veshë të shurdhër.

Paraprakisht, sindikalistët parakaluan nëpër rrugët e kryeqytetit dhe e përfunduan protestën para objektit qeveritar. 

Proteston BSPK, ka gjashtë kërkesa për Qeverinë e Kosovës

Jo vetëm njëra, por të gjitha Sindikatat e Pavarura në Kosovë, kanë filluar protestën me kërkesë për rritjen e pagave, zbatimin e Ligjit për sigurimin shëndetësor, si dhe ndryshim-plotësimin e Ligjit për skemat pensionale.

Nisja e protestës u bë nga Biblioteka Kombëtare në drejtim të Qeverisë, ndërsa në pankarta “Kryeministër realizo kërkesat tona! Parandalo grevën e përgjithshme”.

Kërkesat e tyre janë; Përcaktimi i Pagës Minimale, Miratimi i Ligjit për Paga, Nisja e zbatimit të Ligjit për Sigurimet Shëndetësore, Nënshkrimi i marrëveshjes kolektive gjithëpërfshirëse.

Amendamentimi-ndryshimi i Ligjit për Skemat Pensionale të Financuar nga Shteti, pranimi i përvojës se punës për të gjithë të larguarit nga puna gjatë viteve të 90-ta, dhe të eliminohet kriteri prej 15 vite përvojë punë para vitit 1999.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat