Popovci: 400 nxënës kanë përfituar nga programi për skitari

Aktuale

Popovci: 400 nxënës kanë përfituar nga programi për skitari

Më: 8 prill 2022 Në ora: 12:33
Dukagjin Popovci

400 nxënës kanë përfituar nga programi për skitari ku është zhvilluar në Brezovicë.

Kështu është bërë e ditur nga zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Popovci, ku ka informuar se janë realizuar disa projekte dhe programe të ndryshme ku përfituesit kryesor kanë qenë nxënësit.

“Më shumë se 400 nxënës kanë përfituar nga programi për skitari ku është zhvilluar në Brezovicë ku ndikohet në zhvillimin e shëndetit të fëmijëve. Do të doja të cek edhe një program tjetër të kodimit ku janë ndarë shpërblimet për klasat 1 deri 5 dhe dëshirojmë mirënjohje Këshillit Britanik”, tha Popovci.

Ai po ashtu tha se për momentin ministria ka hapur konkurs për projekte të ndryshme shkencore ku bëjnë thirrje që hulumtuesit dhe personeli akademik të bëjnë aplikime për shfrytëzimin e këtyre fondeve.

“Është nënshkruar edhe një memorandum i cili ka për qëllim edukimin jo formal dhe në veçanti aktivitete jashtë kurrikulave ku presim që këto aktivitete të sjellin një dimension të ri të punës në shkolla”, tha Popovci.

Ndryshe nga kjo ministri kanë njoftuar se janë shpallur rezultatet e përzgjedhjes së teksteve shkollore nga klasa 4-9.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat