Szunyog i reagon KPK-së për votimin e Isufajt

Aktuale

Szunyog i reagon KPK-së për votimin e Isufajt

Më: 6 prill 2022 Në ora: 17:59
Tomas Szunyog

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka votuar unanimisht për Blerim Isufajn për Kryeprokuror të ri të Shtetit.

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, është shprehur i indinjuar me vendimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës për të votuar Blerim Isufajn për kryeprokuror.

Me gjithë thirrjet e vazhdueshme të Bashkimit Evropian për të siguruar një përzgjedhje të drejtë, transparente dhe të bazuar në merita për Kryeprokuror të Shtetit, Këshilli Prokurorial i Kosovës e përmbylli procesin e përzgjedhjes duke shpërfillur këto parime”, është shprehur Szunyog.

“Jemi të habitur dhe të zhgënjyer me këto veprime të KPK-së”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat