U raportua se punësoi vëllain në KEK, reagon Mefail Bajqinovci

Aktuale

U raportua se punësoi vëllain në KEK, reagon Mefail Bajqinovci

Nga: A.ZH Më: 5 prill 2022 Në ora: 23:19
Mefail Bajqinovci

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje Mefail Bajqinovci, ka mohuar raportet se vëllai i tij është punësuar në KEK.

Ai ka thënë se vëllai i tij jeton në Kanada dhe se ai nuk e ka të punësuar asnjë familjar në KEK apo në ndonjë institucion shtetëror, përcjell Bota sot.

Deputeti ka paralajmëruar ankesë ndaj portalit, që sipas tij, ka publikuar lajmin e pavërtetë.

Reagimi i Bajqinovcit në Facebook:

Të nderuar qytetarë,

Portali Gazeta Metro ka shpifur duke publikuar të pavërteta për opinionin kinse unë e paskam punësuar vëllain tim në KEK.

Vëllai im quhet Arianit dhe jeton e punon në Kanada.

Unë nuk kam asnjë familjar të punësuar në KEK.

Kjo tendencë për të lakuar emrin tim kinse kam punësuar familjar.

Ju them me plotë përgjegjësi morale që unë asnjë familjar të ngushtë nuk e kam të punësuar në asnjë institucion.

Do të ankohem në këshillin e mediave dhe do ndërmarr hapa të mëtutjeshëm.

Image
Deputeti ka paralajmëruar ankesë ndaj portalit, që sipas tij, ka publikuar lajmin e pavërtetë.
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat