Brukseli apo Moska? Tash duhet të vendos Vuçiqi me “fytyrë foshnje” !

Aktuale

Brukseli apo Moska? Tash duhet të vendos Vuçiqi me “fytyrë foshnje” !

Nga: F.B. Më: 4 prill 2022 Në ora: 17:44
Aleksandër Vuçiq

Presidenti i vjetër, president i ri. Për të pyetja e parë do të jetë a dëshiron sinqerisht të shpie vendin në BE. Sepse lufta në Ukrainë i sjell Beogradit ofertë të bereqetshme komentoi redaktori i DW Folker Vagner, transmeton “Bota Sot”.

„A ka pritur dikush rezultat tjetër? Aleksandar Vuçiq me fytyrë foshnje i fitoi zgjedhjet. Kështu presidenti i vjetër u bë president i ri, po e përshkruajnë si autokrat apo regjisor ‘të demokracisë hibride’ që duan ta de-legjitimojnë – por recetë për sukses të këtij të fuqishmi në udhëheqjen 10 vjeçare qëndron në ekonomi.

Por, tash do i duhet të vendos : Brukseli apo Moska? Afria e Beogradit me Moskën, shpesh përshkruhet si ‘dashuri patologjike” që gjatë konfliktit në Ukrainë ndodhet në provë të rëndë.

Falni se nuk dinë çka duan , mund të parafrazohet. Vuçiq si dikur Tito po manovron mes lindjes edhe perëndimit. Nga rusët miqtë më të mirë vjen gazi me çmim miqësor, por Beogradi në të njëjtën kohë tash 15 vjet pranon alimentacion nga Brukseli – deri tash 3 miliardë euro, ndërsa për biletën hyrëse në BE po bisedon qe 8 vjet, tepër ngadalë.

Pikërisht në atë vend vjen era shpinës për qasje shpirtngushta të bisedimeve të bashkëngjitjes. Lufta në Ukrainë ka kthyer mbrapsht gjithçka.

Brukseli, i cili me vite përsërit kërkesat për vendet e Ballkanit, tash ka hapur gjerësisht dyert e BE-së. Në një prej tyre nuk ka të bëjë me shtetin ligjor, medie të lira dhe luftë kundër korrupsionit. Tash vendet e Ballkanit posaçërisht Serbia duhet të mbrohet nga apetitet e Putinit, por së pari Beogradi duhet të vendos.

Miqtë sllav për Beogradin janë të çmuar e me vlerë. Vëllezërit sllav gjatë po bllokojnë pranimin e Kosovës në OKB. Beogradi ende nuk heq dorë nga e ashtuquajturi djep i serbizimit edhe pse faktikisht ka kohë ajo është e pavarur, gjë që e kanë pranuar gjysma e shteteve të botës.

Nuk është çudi që Vuçiq vetëm sa për sy e faqe mbështet rezolutën e OKB kundër Moskës. Sanksionet i ka refuzuar, por asokohe vlenin rregullat e fushatës parazgjedhore. Tash votat janë numëruar dhe i forti Vuçiq ka korr mbështetjen.

“Prej tash pyetja e vetme çka do ndodhë me atë përkrahje? Sulmi rus në Ukrainë ka hapur Beogradit ofertë e shumëllojshme nga Brukseli. Ky është rast historik, Serbia duhet të bëhet evropiane. Kjo do të ishte mirë për të gjithë rajonin" ka thënë redaktori i DW.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat