​Osmani takoi ministrin për Bashkëpunim Zhvillimor dhe Çështje Humanitare të Luksemburgut

Aktuale

​Osmani takoi ministrin për Bashkëpunim Zhvillimor dhe Çështje Humanitare të Luksemburgut

Më: 4 prill 2022 Në ora: 15:15
Foto nga takimi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu ka pritur sot në takim ministrin për Bashkëpunim Zhvillimor dhe Çështje Humanitare të Luksemburgut, Franz Fayot.

Në një komunikatë për medie bëhet e ditur se gjatë takimit u bisedua për raportet dhe bashkëpunimin e Republikës së Kosovës me Luksemburgun si një nga kontribuuesit kryesor në projekte zhvillimore e të cilat janë në dobi të qytetarëve të Kosovës.

Osmani u falënderua për angazhimin e Luksemburgut për kontributin e pashoq në fushën e shëndetësisë ndër vite, si dhe në fushën e arsimit.

Sipas komunikatës, ministri Fayot vlerësoi progresin e gjithmbarshëm në Republikën e Kosovës, duke theksuar në veçanti angazhimin për luftim të korrupsionit dhe sundimit të ligjit.

“Palët u dakorduan për bashkëpunim të mëtejmë në drejtim të zhvillimit të kapitalit njerëzor, dhe diskutuan potencialin për investim në fushën e digjitalizimit, energjisë, si dhe në drejtim të mbledhjes dhe gjenerimit të të dhënave si parakusht për politikbërje më efektive”, thuhet po aty. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat