Serbët nga veriu nisen me autobusë për të votuar në Serbi

Aktuale

Serbët nga veriu nisen me autobusë për të votuar në Serbi

Më: 3 prill 2022 Në ora: 07:55
Veriu i Mitrovicës

Qytetarët serbë përmes transportit të organizuar janë nisur sot në mëngjes nga veriu i Mitrovicës për në Rashkë.

Ata do të votojnë në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të cilat po mbahen në Serbi.

Shumë prej tyre janë nisur nga stacioni i autobusëve në veri të Mitrovicës, mirëpo për t’iu shmangur tollovisë, ka edhe lokacione tjera prej nga kanë udhëtuar, siç janë spitali i përgjithshëm në veri, pastaj ndërmarrja Trepça në Zveçan etj.

Ka qytetarëve të cilët kanë vendosur të shkojnë edhe me automjetet e tyre private.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat