​Abdixhiku në debat me të rinjtë për sfidat që ka Kosova

Aktuale

​Abdixhiku në debat me të rinjtë për sfidat që ka Kosova

Më: 1 prill 2022 Në ora: 20:48
Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka bashkëbiseduar me disa të rinj sot në Shkollën Politike të PIPS dhe Konrad Adenauer Stiftung. Nën temën “Shteti si kornizë themelore e jetës politike”, thotë se kanë bashkëbiseduar për sfidat që ka Kosova sot në kuptimin institucional dhe politik, por edhe për vizionin dhe planet e LDK-së në këtë drejtim.

Ai ka shkruar në Facebook se të rinjtë e të rejat e Kosovës kanë potencial të jashtëzakonshëm të dijes e profesionit.

Përtej pyetjeve shumë përmbajtësore që morra, ishte kënaqësi të shoh një interesim të jashtëzakonshëm të tyre për zhvillimet në vend.

Pjesëmarrja cilësore e qytetarëve, e posaqërisht e të rinjve e të rejave në debate politike është thelbësore për rrugëtimin e vendit tonë”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat