Listat e veteranëve acarojnë Mefail Bajqinovcin – këto janë akuzat e ashpra të tij kundër PDK-së dhe AAK-së

Aktuale

Listat e veteranëve acarojnë Mefail Bajqinovcin – këto janë akuzat e ashpra të tij kundër PDK-së dhe AAK-së

Nga: N. Sh. Më: 30 mars 2022 Në ora: 22:58
Mefail Bajqinovci

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka reaguar për listat e veteranëve.

Ai përmes një postimi në facebook, shkruan ‘veteranët’ e rrejshëm nuk e kanë marrë titullin e tyre në fushëbetejat e luftës.

Sipas tij, ky titull është marrë në zyrat e partive politike të PDK-së dhe AAK-së.

Sipas tij, PDK e AAK janë ‘fabrika’ prodhuese të dëmeve ndaj luftës.

“"Veteranët" e rrejshëm, titullin e tyre nuk e kane marrë në fushëbeteja të luftës, por në zyrat e partive të PDK-së e AAK-së.

PDK e AAK, këto "fabrika" prodhuese të dëmeve ndaj luftës!”, shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat