“Ballkani është i rrezikuar nga Serbia”/ Eksperti i sigurisë i kundërpërgjigjet Serbisë: Kosova ka Ushtrinë, Policinë dhe armatim...

Aktuale

“Ballkani është i rrezikuar nga Serbia”/ Eksperti i sigurisë i kundërpërgjigjet Serbisë: Kosova ka Ushtrinë, Policinë dhe armatim...

Nga: N. Sh. Më: 25 mars 2022 Në ora: 22:23
Ushtria e Kosovës

Eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava, ka folur për kërcënimet e Serbisë ndaj Kosovës.

Ai thotë se, është e kuptueshme që kërcënimet serbe janë shqetësuese.

Sipas tij, Kosova është mësuar me kërcënimet e Vuçiti dhe Serbisë, por ne jemi shtet i pavarur dhe sigurinë e tonë e garanton KFOR-i dhe NATO-ja e cila është e pranishme edhe në Kosovë.

“Ne duhet të kemi parasysh që Shqipëria është anëtare e NATO-së, e kemi policinë dhe FSK-në, dhe jemi më të organizuar, dhe janë të furnizuar edhe me armatimin e duhur, dhe këtë Serbia e ka të qartë por edhe vitin 1999 kur u nënshtrua para kombëve të Bashkuara”, thotë ai.

Sipas tij, Serbia e ka të qartë që edhe njëherë me ndodh intervenimi i NATO-s apo KFOR-it, “Serbisë i kushton shumë dhe vihet në pikëpyetje shteti serb”.

“Vuçiq nuk mundet me bë diçka të tillë. Tash e vetmja Serbia është në krahun e Rusisë në luftën në Ukrainë. Serbia ka me mbetë në kujtesën e botës demokratike që është shtet i cili e përkrahë Rusinë dhe Rusia dihet se çfarë politika, diktature ka në Evropë dhe Botë”, shton ai.

Sipas tij, në të kaluarën tonë s’kemi pas ushtri, por populli i rezistojë Serbisë.

“Ne e kemi një polici që nuk kemi pas më herët dhe tash kemi edhe ushtrinë. Ne krahasuar me vitet e mëhershme jemi shumë më të përgatiur dhe jemi më në nivel tani. Tash kemi armatim edhe pse jo të mjaftueshëm. Por kemi edhe shtetet e botës me ne”, thotë ai.

Sipas tij, faktori ndërkombëtar është në përkrahje të Pavarësisë së Kosovës dhe ne i kemi garancat nga KFOR-i.

“Serbia është në konflikt me shumë shtet, si me Kroacinë, Bosnjën dhe Malin e Zi, e sidomos me Kosovën, prandaj është edhe Ballkani i rrezikaur nga Serbia. Serbinë krejt bota e njeh si shtet agersion dhe ne jemi si shtet i vet mbrojtjes”, potencon Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat