​Gratë deputete mirënjohëse ndaj Albright për ndikimin që pati në ndërhyrjen e NATO-s

Aktuale

​Gratë deputete mirënjohëse ndaj Albright për ndikimin që pati në ndërhyrjen e NATO-s

Më: 24 mars 2022 Në ora: 12:33
​Gratë deputete mirënjohëse ndaj Albright

Grupi i Grave Deputete nga subjektet politike ka bërë homazhe te busti i ish-sekretares amerikane të Shtetit, Madaleine Albright.

Deputetet e vendit tonë u shprehën mirënjohëse dhe falënderuese për kontributin e ish-sekretares Albright dhe ndikimin që pati në ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë në vitin 1999.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti, tha se nderimi që po i bëhet asaj sot, është shenjë se do të jetë në mendjet dhe zemrat e popullit të Kosovës.

Kurti: Shprehëm sot trishtimin për humbjen e Madaleine Albright

“Bashkë me drejtoreshën e INDI, Nancy Soderberg, që kishte mentorë direkte të punës së saj Madaleine Albright, miken e madhe të Kosovës, që ndihmoi në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Shprehëm sot trishtimin për humbjen e jetës së saj dhe po ashtu të tregojmë që do të jetë në mendjet dhe zemrat e popullit tonë përjetësisht”, tha deputetja Kurti.

Edhe drejtoresha e NDI Nancy Soderberg bëri homazhe te busti i ish- sekretares së Shtetit, e cila theksoi se Madeleine Albright ishte mentore personale e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat