Haradinaj pajton familjet e ish-zyrtarëve të PDK-së që u vranë në Pejë në prag të zgjedhjeve të 17 tetorit

Aktuale

Haradinaj pajton familjet e ish-zyrtarëve të PDK-së që u vranë në Pejë në prag të zgjedhjeve të 17 tetorit

Më: 24 mars 2022 Në ora: 09:12
Të ndjerët Blerand Kadriaj dhe Astrit Ademaj

Familjet e dy ish-zyrtarëve të PDK-së në Pejë, që u vranë në muajin shtator të vitit të kaluar, janë pajtuar.

Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijaj kishin mbetur të vdekur pas një incidenti me armë zjarri, derisa i plagosur ka mbetur vëllai i Astrit Ademajt.

Astrit Ademaj ishte kandidat i PDK-së për Pejën për zgjedhjet e 17 tetorit, ndërkohë Blerand Kadrijaj ishte ish-kandidat i PDK-së për Deçan.

Pajtimin e familjeve Ademaj dhe Kadrijaj e ka ndërmjetësuar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili edhe e ka postuar një video nga kjo ngjarje në profilin e tij në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat