​Pezullohet greva e punonjësve të administratës në të gjitha gjykatat dhe prokuroritë e vendit

Aktuale

​Pezullohet greva e punonjësve të administratës në të gjitha gjykatat dhe prokuroritë e vendit

Më: 21 mars 2022 Në ora: 10:15
Ilustrim

Është pezulluar greva e punonjësve të administratës në të gjitha gjykatat dhe prokuroritë e vendit.

Kështu ka njoftuar Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK).

“Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) njofton se pas takimit të mbajtur sot së bashku me Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK) dhe Sindikatën e Pavarur të Juridikaturës, janë dakorduar që greva të pezullohet në të gjitha gjykatat dhe prokuroritë e vendit”, thuhet në njoftimin e KGjK-së.

Tutje në komunikatë thuhet se “Këshilli Gjyqësor i Kosovës mbetet pas qëndrimeve të shprehura publikisht përmes komunikatave zyrtare dhe shkresave të adresuara tek institucionet kompetente, se mbështet kërkesat legjitime të punonjësve të administratës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat