“Ec me këpucët e mia”

Aktuale

“Ec me këpucët e mia”

Më: 20 mars 2022 Në ora: 08:14
Ilustrim

Për shënimin e Ditës Botërore të sindromës Down nën moton “Ec Me Këpucët e Mia”, neswr organizohet marsh nën patronatin e presidentes të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu.

Marshi fillon në ora 13:30 nga ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku do të vazhdohet me ecje deri te sheshi ”Zahir Pajaziti”.

Moto “ Ec Me Këpucët e Mia” bartë mesazh mbi sfidat nëpër të cilat kalon një person me sindromë Down.

Personat me sindromë Down vazhdojnë të përballen me sfida të ndryshme në të gjitha aspektet jetësore të cilat u pamundësojnë atyre jetën e dinjitetshme dhe realizimin e të drejtave të tyre të cilat burojnë nga Kushtetuta dhe ligjet tjera të Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat