Elshani tregon se cilat mund të jenë pasojat e sulmeve kibernetike ndaj institucioneve

Aktuale

Elshani tregon se cilat mund të jenë pasojat e sulmeve kibernetike ndaj institucioneve

Më: 17 mars 2022 Në ora: 19:11
Driart Elshani

Driart Elshani, njohës i çështjes së sigurisë kibernetike thotë se kjo fushë ka rëndësinë nacionale dhe duhet pasur më shumë vëmendjen e institucioneve. Ai po ashtu ka folur edhe për pasojat e sulmeve të mundshme kibernetike ndaj institucioneve.

Driart Elshani, njohës i çështjes së sigurisë kibernetike thotë se kjo fushë ka rëndësinë nacionale dhe duhet pasur më shumë vëmendjen e institucioneve.

Elshani ka treguar për pasojat që mund të kenë institucionet nga sulmet kibernetike, duke theksuar rrjedhjen e informacioneve si problem kryesor.

“Mund të ketë dëme të mëdha për faktin se tashmë gjithçka është e digjitalizuar mund të ketë paralizim elektronik, mund të ketë paralizim, të sistemit bankar pastaj mund të ketë rrjedhje të
informacioneve sensitive nga organet e shtetit nga ushtria dhe rrjedhja e informacioneve mund të shkaktojë probleme shumë të mëdha. Ato që janë sekrete duhet të enkriptohen dhe të ruhen me shumë kujdes pra mund të ketë dëme të madha megjithatë mendoj që nuk ka ndonjë vend për panik. Në rastin e Kosovës është një faktor tejet i vogël në aspektin gjeopolitik nuk ka vend për shqetësim nuk do të thotë se nuk duhet të jemi të përgatitur duhet të punojmë shumë dhe me shpejtësi më të madhe për t’i ngritur kapacitet për mbrojtje”,
shtoi Elshani.

Sipas tij, fusha kibernetike duhet të ketë interesim më të madh për shkak se digjitalizimi ka marrë hov dhe duhet pasur kujdes të veçantë fushën e mbrojtjes.

“Siguria kibernetike nuk është vetëm çështje teknike nuk kemi të bëjmë me pa si po performon një sistem, pra siguria kibernetike më shumë se çështje teknike është politike është çëeshtje e sigurisë nacionale, dhe nuk ka ndonjë çështje më të rëndësishme se ajo nacionale. Kjo për arsye se digjitalizimi ka marrë hov tashmë të gjitha institucionet po transformohen në aspektin digjital dhe më së shumti kur jemi te sektori i mbrojtjes, ushtrisë sot operojnë me sisteme të digjitalizuara. Operimi dhe komanda e dronëve kanë sistem të digjitalizuar mund të kenë sulme ndaj sistemve ushtarake’’, tha ai.

Ai thotë se për parandalimin e këtyre sulmeve, duhet krijuar struktura organizative nëpër çdo institucion shtetërorë, përfshirë edhe Ushtrinë e Kosovës.

‘’Po pra kur them që është siguria është dështje politike dhe menaxheriale atëherë duhet krijuar struktura organizative dhe jo vetëm një dy por duhet të krijohen në cdo institucion duke përfshirë ushtrinë e Kosovës. Në aspektin e Kosovës në hapësirën kibernetike duhet pasur njësitet brenda ushtrisë pastaj edhe në institucione tjera pra duhet të kemi, të ngrisim kapacitetet njerëzore të ngrisim sktrutura organet ezksistuese t i zhvillojmë edhe më tej dhe struktura tjera që adresojnë problemin e sigurisë kibernetike”, shtoi ai.

Ndërkaq, ai ka treguar edhe për pasojat e sulmeve kibernetike me të cilat u përballën të mërkurën disa nga institucionet e vendit.

“Më të shpeshta mund të jenë edhe Phishing. Veçori e tyre është se dërgohen linqe për t’u klikuar nga viktima dhe pastaj duke menduar se janë legjitime, atëherë i klikojnë ato dhe targetohen nga sulmi kibernetik dhe është një lloj i sulmit të hapur. Mund të them që këto sulme janë ta themi të njohura nga hakerët rusë kur kishte edhe interferim në zgjedhje presidenciale në Amerikë kishte lloje të tilla”, deklaroi ai.

Por, profesori nuk e sheh si “problem” rënien e uebsajteve, por thotë se mund të ketë pasoja më të mëdha nëse sulmohen sistemet bankare dhe ato komunikuese.

“Mund të themi që rënia e uebsajteve nuk është ndonjë problem shumë i madh në aspektin e asaj që këto mund të ringriten dhe rikuperohen dhe më shumë kemi dmth problem kur kemi sulme drejt infrastrukturës komunikuese në atë rast bien kanalet e komunikimit p.sh infrastruktura e telekomit mund të shkaktojë probleme të mëdha, e bankave, centraleve termoelektrike, etj’, tha ai.

Po ashtu, Elshani ka treguar edhe për pasojat që mund të kenë institucionet nga sulmet kibernetike, duke theksuar rrjedhjen e informacioneve si problem kryesor.

“Mund të ketë dëme të mëdha për faktin se tashmë gjithçka është e digjitalizuar mund të ketë paralizim elektronik, mund të ketë paralizim, të sistemit bankar pastaj mund të ketë rrjedhje të informacioneve sensitive nga organet e shtetit nga ushtria dhe rrjedhja e informacioneve mund të shkaktojë probleme shumë të mëdha. Ato që janë sekrete duhet të enkriptohen dhe të ruhen me shumë kujdes pra mund të ketë dëme të madha megjithatë mendoj që nuk ka ndonjë vend për panik. Në rastin e Kosovës është një faktor tejet i vogël në aspektin gjeopolitik nuk ka vend për shqetësim nuk do të thotë se nuk duhet të jemi të përgatitur duhet të punojmë shumë dhe me shpejtësi më të madhe për t’i ngritur kapacitet për mbrojtje”, shtoi Elshani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat