Siguria globale është atakuar, gjeneral Qehaja vjen me një kërkesë për MASHT-in

Aktuale

Siguria globale është atakuar, gjeneral Qehaja vjen me një kërkesë për MASHT-in

Nga: A.ZH Më: 16 mars 2022 Në ora: 16:32
Gjenerali Ramadan Qehaja

Njohësi i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë, gjeneral Ramadan Qehaja, ka thënë se të rinjtë e lindur pas vitit 1999 në Kosovë, nuk kanë njohuri të sigurisë elementare, përkatësisht të çështjeve të gatishmërisë emergjente.

Ai ka kërkuar që të rikthehet lënda e mbrojtjes dhe sigurisë në plane-programet e shkollave të mesme dhe fakulteteve, e cila sipas tij, ishte hequr pas luftës nga plan-programet e shkollave në vend, për shkak të ndasive partiake, përcjell Bota sot.

Qehaja ka theksuar se detyrë prioritare e MASHT, do të duhej të ishte formimi i grupit punues për lëndën e mbrojtjes dhe sigurisë për nivelin e shkollave të mesme dhe për universitete.

Kërkesa e gjeneralit vjen në kohën kur siguria globale është atakuar dhe në Ukrainë po zhvillohet luftë e ashpër nga agresori rus.

Reagimi i Qehajës në Facebook:

Lënda: Mbrojtja dhe siguria ne shkolla te mesme e universitete

Si njohës i çështjeve te sigurisë, sidomos tanimë kur siguria globale është atakuar, konsideroj se të rinjtë (sidomos ata të lindur pas vitit 1999) nuk kanë njohuri të sigurisë elementare, përkatësisht të çështjeve të gatishmërisë emergjente e të ngjashme. Me të drejtë shtrohet dilema se si të trajohet kjo dukuri.

Si rikujtim për publikun e gjerë, pas luftës në Kosovë në plane-programet e shkollave të mesme dhe të universiteteve, njëanshmërisht u hoq lënda e mbrojtjes dhe sigurisë pa dhënë asnjë shpjegim. Kujtoj se kjo ndodhi si rezultat i ndasive tona skajshmërisht të mëdha partiake e që u shpërfaqën menjëherë pas mbarimit të luftës. Se a është dashur të ndodhë kjo mbyllje pa asnjë analizë, mendoj se jo. Implikimet e atij vendimi janë parë ndërkohë dhe prandaj kemi një rini krejtësisht të papërgatitur për situata të tilla, me përjashtim të profesionistëve që janë pjesë e institucioneve të sigurisë.

Jam i mendimit që kjo çështje të studiohet rrënjësisht dhe të rikthehet lënda e mbrojtjes dhe sigurisë në plane-programet e shkollave të mesme dhe fakullteteve. Lënda si e tillë duhet ta trajtoj temën në mënyrë gjithpërfshirëse dhe jo domosdoshmërisht nga këndi thjesht ushtarak. Kjo do të duhej të jetë detyrë prioritare e MASHT, e cila do të duhej të formojë grupin punues për lëndën e mbrojtjes dhe sigurisë per nivelin e shkollave të mesme. Njëkohësisht të formohet dhe grupi punues për lënden në fjalë në universitete.

Se sa do të perfillet kjo iniciativë e imja, varet nga përkrahja që do të mirret nga qytetarët dhe institucionet tona e në veçanti nga MASHT. Nëse kjo iniciativë përkrahet atëhere do të pasonin çështjet tjera që kanë të bëjnë me fillimin e sigurimit të programeve e literaturës përkatëse, ligjëruesit etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat