"Putini po ia kalon edhe Hitlerit"

Aktuale

"Putini po ia kalon edhe Hitlerit"

Nga: H.O. Më: 15 mars 2022 Në ora: 17:04
Ilustrim

Njohësi i ҫështjeve politike, Skender Mulliqi në një prononcim të tij, thotë se ndonëse lufta ka ligje të veta, Rusia nuk po i përfill këto rregulla, ata po bëjne krime të tmerrshme.

“Lufta i ka ligjet e veta, ku duhet të bazohet secili shtet që përfshihet në luftë. Shtetet dikatoriale siҫ është edhe Rusia, nuk i përfillin këto rregulla. Armata ruse është duke bërë krime të luftës. Edhe atë krime të tmershme, thekson Mulliqi.

Ai thotë se në territoret ku po vihen nën kontrollin e tyre po bëhen spastrime etnike, që është elementi qenësor i gjenocidit.

“Po vriten njerëzit e pafajshëm, po vritën gra dhe fëmijë, po bëhen bombardime të pakontrolluara duke qëlluar spitale dhe shkolla. Kësaj i thonë barbarizëm.   Paraprakisht po përgatitet terreni edhe me mjete te sofistikuara të propgandës nga kreu i Kremlinit. Putin po gjen arsyetime më bizare duke marrë aksione ushtarake jo humane dhe satanizuese ndaj “armikut”.  Putin e ka sulmuar një shtet fqinjë i cili askënd se ka rrezikuar dhe as sulmuar i pari”, thekson ai.

Mulliqi thotë më tutje se, Ukraina po e mbron shtetin dhe qenien e vet, nga një agresor mizor rusomadh.

“Propaganda ruse është duke ia kaluar propagandës të Hitlerit. Prandaj, edhe gjithnjë e më shumë po shtohen zërat së Putin duhet të gjykohet për krime të luftës. Këtë e tha edhe ish kryeprokurorja e Gjykatës të Hagës, Carla Del Ponte, e cila Putinin e quajti kriminel të luftës, thotë analisti Mulliqi./Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat