Kurtit i bëhet telefonata e dytë nga Washingtoni për zgjedhjet serbe të 3 prillit

Aktuale

Kurtit i bëhet telefonata e dytë nga Washingtoni për zgjedhjet serbe të 3 prillit

Më: 15 mars 2022 Në ora: 11:33
Albin Kurti

Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet e ka telefonuar kryeministrin Albin Kurti për të dytën herë në më pak se një muaji lidhur me zgjedhjet e Serbisë që do të mbahen më 3 prill.

Chollet tha se pati “bisedë të mirë” me Kurtin, ndërsa përmendi rëndësinë që votuesit në Kosovë me të drejtë vote “të mund të marrin pjesë në zgjedhje”

Pata një bisedë të mirë me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti sot.

E falënderova atë për mbështetjen e tij të fortë në çështjen e Ukrainës dhe theksova rëndësinë e sigurimit të votuesve me të drejtë vote në Kosovë që të mund të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme kombëtare serbe të 3 prillit”, shkroi zyrtari amerikan në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat