Kuvendi nesër mban seancë të jashtëzakonshme për rritjen e çmimeve

Aktuale

Kuvendi nesër mban seancë të jashtëzakonshme për rritjen e çmimeve

Më: 14 mars 2022 Në ora: 11:38
Mimoza Kusari-Lila

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila pas mbledhjes së Kryesisë ka njoftuar se nesër do të mbahet seancë e jashtëzakonshme lidhur me rritjen e çmimeve.

Kusari-Lila bëri të ditur se kjo seancë do të mbahet me kërkesën e grupeve parlamentare opozitare. “Kemi një kërkesë të grupeve parlamentare të opozitës për debat parlamentare që mbahet nesër në orën 11:00 për rritjen e çmimeve dhe situatën aktuale të krijuar”, tha Kusari-Lila.

Ajo shtoi më tej se kryetari i Kuvendit caktoj seancën tjetër për ditën e mërkurë ku në rend dite janë pikat e papërfunduar nga seancat e mëhershme.

“Për seancë të re të rregullt mbetet të shihet në mbledhjen e ardhshme të Kryesisë”, tha ajo. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat