Prijnë dyshekët nga top 10 mallrat e eksportuara në vitin 2022

Aktuale

Prijnë dyshekët nga top 10 mallrat e eksportuara në vitin 2022

Më: 13 mars 2022 Në ora: 14:42
Foto ilustrim

Edison Jakurti ka komentuar lajmin e dhënë nga Dogana e Kosovës rreth eksportit në muajin Janar dhe Shkurt të këtij viti.

Sipas tabelës mallrat më të eksportuara janë dyshekët, Jakurti në reagimin e tij shkruan se kush i prodhon, eksporton dhe fiton nga këto ua lë juve t'ia qëlloni.

Postimi i plotë:

Sot Dogana e Kosovës e paska dhënë "lajmin e mirë" se në janar dhe shkurt të këij viti Kosova ka eksportuar rreth 40% më shumë mallra se në periudhën e njëjtë vitin e kaluar. 

Si zakonisht, statistika e përgjithshme mund të bëjë aq sa mund të bëjë. Prandaj më me rëndësi është të shohim se çfarë jemi duke eksportuar dhe kush fiton nga kjo. 

Siç shihet në tabelën më poshtë, malli larg më i rëndësishëm për nga vlera e eksportit është dysheku. Gjatë kësaj periudhe, mbi 23% e vlerës së të gjitha mallrave të eksportuara kanë qenë dyshekë me dhe pa susta brenda. Kush i prodhon, eksporton, dhe fiton nga ta, po ju lë juve t'ia qëlloni. 😄

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat