Kurti: As brutaliteti policor, e as plumbat e burgjet, nuk i ndalën demonstruesit e 81-ës

Aktuale

Kurti: As brutaliteti policor, e as plumbat e burgjet, nuk i ndalën demonstruesit e 81-ës

Më: 11 mars 2022 Në ora: 20:55
Albin Kurti

Kurti ka thënë se atë kohë studentët kërkonin kushte të barabarta të trajtimit dhe ndaljen e dhunës policore.

“Studentët kërkonin dinjitet, kushte të barabarta të trajtimit dhe ndaljen e dhunës policore. Kërkesave të tyre iu bashkuan punëtorët, e populli mbarë. Demonstruesit kërkonin liri, drejtësi, e përparim shoqëror, të drejta kombëtare, qytetare e njerëzore. Kërkonin Republikë e Vetëvendosje”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Sipas tij, as brutaliteti policor, e as plumbat e burgjet, nuk i ndalën demonstruesit e 81-ës.

“As brutaliteti policor, e as plumbat e burgjet, nuk i ndalën demonstruesit e marsit të vitit 1981. Ata i dhanë fillim një pranvere shqiptare që i dha fund një federate të padrejtë jugosllave”, ka thënë Kurti.

Ai tha se “në 41 vjetorin e demonstratave të pranverës ’81, bashkë me deputetët e Kuvendit vizituam veprimtarin dhe ish deputetin, Ali Lajçi, dhe pritëm në kryeministri veprimtarë e veprimtare, ish të burgosur, bashkë organizatorë të demonstratës së 11 marsit të vitit 1981. Bashkëbisedimi me ta na e kujton rrugën e gjatë, të pakthyeshme e përplot krenari të ngritjes dhe çlirimit të Kosovës”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat