KPK: MD-ja ka proceduar në Qeveri Projektligjin për KPK-në pa e marrë opinionin zyrtar të Komisionit të Venecias

Aktuale

KPK: MD-ja ka proceduar në Qeveri Projektligjin për KPK-në pa e marrë opinionin zyrtar të Komisionit të Venecias

Më: 11 mars 2022 Në ora: 14:24
Foto ilustrim

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka bërë sot të ditur se Ministria e Drejtësisë ka proceduar në Qeveri Projektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës pa e marrë opinionin zyrtar të Komisionit të Venecias.

KPK thekson se Komisioni i Venecias në ueb- faqen zyrtare të tij ka njoftuar se më 18-19 mars 2022 do të mbajë seancën për trajtimin e kësaj çështjeje.

Prandaj, edhe një herë, shprehim shqetësimin tonë se, procedimi me shpejtësi i këtij projektligji, pa e ndarë draftin final me akterët e këtij procesi dhe pa e pritur dokumentin zyrtar nga Komisioni i Venecias, siç ka qenë dakordim në takimin e fundit të Grupit punues të Ministrisë së Drejtësisë.

Ku kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e sistemit prokurorial, është kundër frymës së bashkëpunimit dhe koordinimit të ndërsjellë dhe përbën tendencë për të cenuar pavarësinë dhe rregullimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës”, thuhet në reagim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat