​Kurti dhe drejtoresha e NDI-së, Nancy Soderberg diskutojnë për rëndësisë e zhvillimit të demokracisë

Aktuale

​Kurti dhe drejtoresha e NDI-së, Nancy Soderberg diskutojnë për rëndësisë e zhvillimit të demokracisë

Më: 10 mars 2022 Në ora: 17:51
Foto nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim drejtoreshën e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), Nancy Soderberg.

Në një komunikatë për media bëhet e ditur se gjatë këtij takimi u theksua rëndësia e zhvillimit të mëtutjeshëm të demokracisë, me rritje të pjesëmarrjes së grave, rinisë, si dhe grupeve të margjinalizuara të shoqërisë.

Kryeministri Kurti potencoi se krijimi i mundësive të barabarta është objektiv i Qeverisë, që të rritet përfshirja dhe pjesëmarrja aktive e grave, por edhe që gratë dhe vajzat të përfitojnë në mënyrë të barabartë nga zhvillimi.

“U bisedua për bashkëpunimin e mëtejmë në përkrahjen e institucioneve dhe afrimin me qytetarët, nëpërmjet pjesëmarrjes së qytetarëve, transparencës dhe llogaridhënies”, thuhet në komunikatë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat