Fetoshi paralajmëron një skenar të mundshëm nga Serbia dhe Rusia

Aktuale

Fetoshi paralajmëron një skenar të mundshëm nga Serbia dhe Rusia

Më: 10 mars 2022 Në ora: 00:03
Arben Fetoshi

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin po tenton që përmes luftës në Ukrainë, të përshkallëzojë situatën edhe në Ballkanin Perëndimor, ka thënë profesori universitar, Arben Fetoshi.

Fetoshi vlerëson se institucionet e sigurisë në Kosovë duhet të kenë vëmendje më të madhe për çfarëdo skenari të mundshëm nga Serbia.

Sipas tij, Veriu i Kosovës “mbetet potencialisht zona ku mund të ketë tentime për realizimin e skenarëve të caktuar për të destabilizuar vendin”.

“Në nanën tjetër po pajtohem që natyrisht në këtë kuadër jam i bindur se është në interes të Putinit që ta përshkallëzojë një zonë tjetër me qëllim që operacionet e tij në Ukrainë të mos e kenë përqëndrimin total të botës demokratike siç ka ndodhur në këto dy javë. Pra e shoh me rrezik potencial fillimisht Bosnje e Hercegovinën por natyrisht në vendin tonë besoj që krejt çka duhet të themi mos me zgjat më shumë është që institucionet sigurisë do të duhet të ishin në nivelin maksimal të vëmendjes sa i përket çfarëdo skenari të mundshëm që Serbia të provojë për të realizuar qëllimet e tyre në Kosovë. Në këtë rast veriu mbetet potencialisht zona ku mund të tentojnë të realizojnë skenarë të caktuar të destabilizimit të Kosovës”, tha Fetoshi.

Teksa foli për luftën në Ukrainë, ai thotë se masat e ndërmarra nga Perëndimi ndaj Rusisë tregojnë qasjen e kujdesshme dhe të shmangies së eskalimit eventual të përmasave globale.

Në anën tjetër besoj që ka qenë një qasje e kujdesshme e Perëndimit ndaj çdo provokimi ndër vite që Putin ka bërë përmes akteve agresive duke filluar në Gjeorgji pastaj në Ukrainë me Krimenë dhe tashmë edhe me invazionin total. Pra natyrisht që përgjigje e Perëndimit edhe pse unë jam mirërkuptues ndaj thirrjeve të vazhdueshme të Zelenskyt dhe autoriteteve tjera madje edhe opinionit publik që Perëndimi të jetë më i ashpër në kundërpërgjijge besoj që masat që janë ndërmarrë dhe të cilat kanë shku në vazhdimësi duke ashpërsu tregojnë për qasjen e kujdesshme të Perëndimit me qëllim të shmangies së eskalimit eventual të përmasave globale të konfliktit të hapur”, tha ndër tjerash ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat