Aksioni Brezovica - Bastiset shtëpia e milionerit që financon KF Ferizajn

Aktuale

Aksioni Brezovica - Bastiset shtëpia e milionerit që financon KF Ferizajn

Më: 8 mars 2022 Në ora: 16:26
Fatmir Grainca

Aksionari i klubit të Ferizajit dhe njëherësh anëtar i bordit, Fatmir Grainca, ndodhet në arrati nga drejtësia.

Grainca është në kërkim nga Policia e Kosovës. Ai dyshohet për përfshirje në aferën “Brezovica”.

Aksionari i klubit të Ferizajit, i cili momentalisht garon në Ligën e Parë dhe synon inkuadrimin në Superligë, dyshohet të jetë i përfshirë në ndërtimet e paligjshme brenda zonës së Parkut Kombëtar të Sharrit.

U raportua se shtëpia e Graincës është bastisur mëngjesin e së premtes në kuadër të aksionit “Brezovica 3”, mirëpo i dyshuari nuk u gjet në shtëpi.

Përpos klubit të Ferizajit, Grainca ka në pronësi edhe aksionet e kompanisë që merret me tregtinë e karburanteve, HIT Petrol dhe N.T.P. KONSUM-F.G, e cila operon në fushën e tregtisë së artikujve ushqimorë në Ferizaj, bazuar në të dhënat publike pranë Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve.

Në një njoftim për media të shtunën, Prokuroria e Shtetit konfirmoi të ketë kryer bastisje në katër lokacione të ndryshme në Kosovë, përfshirë edhe në Komunën e Ferizajt, ku ka rezidencën biznesmeni Grainca.

“Janë bastisur pesë lokacione: një në Lipjan, një në Skenderaj e pesë të tjera në Prishtinë”, tha të premten, disa orë pas realizimit të aksionit, Rasim Maloku, Kryeprokuror i Prokurorisë në Ferizaj.

Gjykata Themelore në Ferizaj, caktoi të shtunën masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj tetë të dyshuarve në rastin “Brezovica 3”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat